Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit ka bërë thirrje që tmerre të tilla të kujtohen dhe mos të lejohen të ndodhin më kurrë, raporton Fol Drejt.
Hovenier përmes një postimi në rrjetin social Twitter theksoi se, viktimat e Holokaustit nderohen duke u përpjekur për një shoqëri të drejtë ku të gjithë anëtarët respektohen dhe vlerësohen, dhe ku tmerre të tilla kujtohen dhe nuk lejohen të ndodhin më kurrë. /FolDrejt/