Jeffrey Hovenier ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë që të arrijë marrëveshje me Serbinë në takimin e radhës që do të mbahet me 18 mars në Ohër, shkruan Fol Drejt.
Sipas Hovenier, kjo marrëveshje do t’i sjellë benefite jo vetëm Kosovës por edhe rajonit.
“Më duhet të theksoj se për ata që kanë qenë duke i ndjekur zhvillimet në Kosovë për një kohë të gjatë, ky është një moment i jashtëzakonshëm që ka bashkuar kancelarin gjerman, presidentin francez, kryeministren italiane, letra nga presidenti Biden, deklarata nga sekretari Blinken, përfshirje nga përfaqësues të lartë të BE-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar” – ka thënë ndër të tjera ai.
Sipas tij, të gjitha vendet të cilat e kanë përkrahur Kosovën në këtë rrugëtim, besojnë se ai do të përfundoj me rezultate pozitive. Ndërsa nuk ka dyshim se “edhe ShBA-të e shohin këtë mundësi. Diplomacia jonë ka qenë që ta inkurajomë palën kosovare që ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe që Kosova t’i shfrytëzojë të mirat që sjellë kjo marrëveshje”.
Hovenier në takimin me gazetarët ka folur edhe për qëndrimet e partive opozitare rreth procesit, duke thënë se ato duhet ta vënë interesin nacional, përpara interesit vetijak./FolDrejt/