Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Hovenier uron 14 vjet pavarësi: ShBA-ja është krenare që e quan Kosovën partnere dhe mike

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka uruar 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se kjo çka është arritur gjatë kësaj kohe është një mrekulli.

“Kosova sot feston 14 vjet pavarësi – 14 vjet si vend sovran dhe si partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të arriturat e Kosovës përgjatë 14 viteve të shkurta nuk janë asgjë më pak se mrekulli – demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj”.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Madje, ai ka thënë se ShBA-ja është krenare që e quan Kosovën partnere dhe mike. Hovenier tha se partnerët i ndihmojnë njëri-tjetrit, duke përmendur vaksinat që shteti i tij ia ka dhënë Kosovës në luftën me pandeminë.

“Partnerët i ndihmojnë njëri-tjetrit. Për këtë arsye ishim aq të lumtur që javën e shkuar patëm mundësinë të ndajmë edhe gjysmë milioni të dozave të sigurta, efektive në luftën tonë të përbashkët kundër Covid-19. Gjithsej, populli amerikan i ka dhuruar më shumë se një milion doza të vaksinave dhe pothuajse 10 milionë dollarë ndihmë për t’ju mbajtur juve dhe familjet tuaja të shëndetshëm dhe të sigurt”.

Ambasadori i shtetit më të fuqishëm është zotuar se do të vazhdojë partneriteti amerikano-kosovar, njofton Klankosova.tv.

“Përderisa e festojmë bashkërisht këtë ditë të shënuar, ju premtoj se partneriteti i qëndrueshëm që e gëzojmë në mes të dy vendeve tona – Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës – do të vazhdojë vetëm të rritet në vitet e ardhshme. Si do ta bëjmë këtë? Së bashku!”.

Hovenier në letrën e urimit për 14 vjetorin e Pavarësisë e ka përmendur edhe dialogun me Serbinë duke thënë se i njëjti duhet të përfundojë me marrëveshje me njohje të ndërsjellë e cila s’e cenon sovranitetin e Kosovës.

“Së pari, duke e mbështetur përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dëshirojmë të shohim Kosovën plotësisht të angazhuar në rajon dhe të integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbisë të përqendruar në njohjen e ndërsjellë PA sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj territorial apo shkelur Kushtetutën e saj”.

Ambasadori amerikan është zotuar edhe për mbështetje të mëtutjeshme për zhvillimin e FSK-së, forcimin e institucioneve të pavarura të sundimit të ligjit dhe ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme, njofton Klankosova.tv.

“Gjithashtu, nënkupton vazhdimin e mbështetjes së zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë shumetnike, forcë tokësore mbrojtëse të ndërveprueshme me NATO-n, e cila jo vetëm që është e aftë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, por që gjithashtu, ashtu siç tashmë e ka demonstruar, kontribuon në misionet e përbashkëta të sigurisë globale dhe mbështet reagim efikas ndaj fatkeqësive natyrore”.

“Së dyti, duke mbështetur përpjekjet drejt qeverisjes së mirë dhe duke forcuar edhe më tej institucionet e pavarura të sundimit të ligjit, ne dëshirojmë ta ndihmojmë Kosovën përderisa vazhdon të ndërtojë institucione publike të qëndrueshme, efikase që ofrojnë shërbime dhe ndajnë drejtësi në mënyrë të drejtë për të gjithë qytetarët përderisa njëkohësisht çrrënjosin korrupsionin”.

“Së treti dhe në fund, do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë përderisa ndërtoni ekonomi të qëndrueshme dhe dinamike. Një ekonomi që i jep përparësi diversifikimit të burimeve të energjisë dhe që ka furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike; që krenohet me një sektor të fortë privat; tërheq investime të huaja të drejtpërdrejta; mbron mjedisin; dhe ruan talentin inovativ”.

Ambasadori Hovenier këtë urim e mbyll duke thënë se mirëpresin mundësitë për të mbështetur Kosovën përderisa i shfrytëzon mundësitë që i ka përpara.

“Pra, sot, qëndrojmë përkrah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për të gjitha të arriturat dhe mirëpresim mundësitë për t’ju mbështetur përderisa i shfrytëzoni mundësitë që i keni përpara. Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!”.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Presidenti ukrainas thotë se nuk ka parë ndonjë tërheqje të trupave ruse pavarësisht pretendimeve të Kremlinit

Lajmi tjetër

Aeroplanët amerikanë patën një takim “armiqësor” me ata rusë mbi Detin Mesdhe

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM