Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar Finlandën me rastin e anëtarësimit në NATO, transmeton Fol Drejt.
Hovenier, përmesnjë cicërime në Twitter, ka thënë se ShBA-të dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë, përfshirë edhe si pjesë e KFOR-it.
“Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë.Ne jemi NATO, më të fortë së bashku”, ka shkruar Hovenier./FolDrejt/