Geoffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), i shoqëruar nga peshkopi Teodosjev nga Rashka-Prizreni, kanë vizituar manastirin e Graçanicës.
Për këtë vizitë ka njoftuar vet ambasadori Hovenier, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.
“Është kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosjev dhe të vizitoj manastirin e Graçanicës. Ne vazhduam diskutimin tonë për faktin se çdo qytetar i Kosovës mund të gëzojë lirinë pa diskriminim. Respektimi për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal në çdo demokraci multi-etnike”, theksoi ai./FolDrejt/