Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se e vlerëson gatishmërinë e FSK-së për të udhëtuar drejt Turqisë me qëllim që të ndihmojnë autoritetet turke pas tërmeteve që goditën vendin, shkruan Fol Drejt.
“Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne e vlerësojmë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ato mjekësore të FSK-së duke u bashkuar me partnerët për të ndihmuar operacionet në rajon.”, shkroi Hovenier në Twitter.
Ai shtoi se ShBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare. /FolDrejt/