Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përshëndetur miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Unë përshëndes miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës — një shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.”, shkroi Hovenier në Twitter.
Hovenier theksoi se këto reforma e harmonizojnë më tej Kosovën me standardet e BE-së dhe forcojnë normat demokratike. /FolDrejt/