Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i është përgjigjur Komisionarit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili tha që nuk do të tolerojnë arrestime jashtëligjore.
Hoxha ka thënë se asnjë arrestim nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, as i jashtëligjshëm, por i bazuar në ligj.
“Përgjigja jonë është se Policia e Kosovës është insitucioni i vetëm i mandatuar për zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë të bazuara në ligj”.
“Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, as i jashtëligjshëm, por i bazuar në ligj”, ka thënë Hoxha./FolDrejt/