Analisti Ylli Hoxha ka folur për pritjet nga vizita e liderëve të Kosovës në SHBA.
Hoxha, ka thënë se liderëve kosovar po ju mungon strategjia që ta bindin Amerikën, që të kemi takime të rangut të lartë.
Derisa amerikanët të kenë bindjen se edhe ne ju duhemi diçka, “duhet angazhim më i madhe të politikës së jashtme, diasporës shqiptare në Amerikë dhe lobit shqiptar pasi ky i fundit që një kohë të gjatë është i lodhur e i përgjumur”, deklaroi Hoxha në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Sipas analistit, Kosova në agjendën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që dhjetë vjet është shumë poshtë në listë, por pas dhjetë viteve hera e parë kur kemi qenë lartë në agjende e tyre ka qenë ajo kur është tentuar që të bëhet marrëveshje të gabuar.
Ndërsa ai ka deklaruar se politika e jashtme ka mangësi të mëdha edhe kjo është ende më zhgënjyese pasi sipas tij “Ministria e Punëve të Jashtme duke edhe më e çakorduar se sa e kemi pritur”, ka thënë tutje Ylli Hoxh