Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është takuar sot me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, ku janë zotuar për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe ambasadën finlandeze, shkruan Fol Drejt.
“Sot, me datën 13 prill 2023, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, priti në takim ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen. Gjatë këtij takimi ambasadori z. Nissinen uroi z. Hoxha për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.”, shkruan në njoftimin zyrtar.
Tutje aty thuhet se në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe se të dy palët janë zotuar për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe ambasadën finlandeze. /FolDrejt/