Enver Hoxhaj dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë debatuar në Kuvendin e Kosovës.
Hoxhaj në lidhje me politikën e jashtme ka ironizuar me Kurtin duke thënë se ai duhet të avancojë, duke e krahasuar atë me Nokian, transmeton Fol Drejt.
“Është koha e Iphone-it”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Hoxhaj e ka përfshirë edhe diskursin fetar duke ironizuar me Kurtin që të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm.
“Jemi në muajin e Ramazanit, tek myslimanët kësaj i thonë me u hap qielli, një herë hapet, ka mundësi që qielli është hap dhe unë po pres prej kryeministrit me dal me na tregu se çka mujm me ba”, u shpreh Hoxhaj.
Hoxhaj tha se politika e jashtme është shumë e rëndësishme, por pa busullë, pa yll polar nuk ka politikë të jashtme.
Pas këtyre deklaratave u kundërpërgjigj Kurti.
Ai i tha Hoxhajt se hapja e qiellit e të tilla si këto për të janë të panjohura, por që ato mund t’i sqarojë Jahja Koka.
“Ne kemi arritur ta bëjmë të dinjitetshëm përfaqësimin ndërkombëtar. Sa për atë u hap qielli, a u mbyll qielli, ylli polar, unë ato nuk i di, po e ftoj profesor Jahja Kokën t’iu përgjigjet”, përfundoi Kurti./FolDrejt/