Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar për vdekjen e Eduard Kukan, ish-ministër i jashtëm sllovak dhe deputet i Parlamentit Evropian.
“Lajm i trishtë vdekja e Eduard Kukan, një mendje e ndritur e gjeopolitikës, një mik i Kosovës dhe Ballkanit dhe një evropian i vërtetë! Në krye të listës së miqve të mëdhenj, por shumë të paktë të Kosovës në Sllovaki, ishte Eduard Kukan! Çdoherë do e kujtoj dhe nderoj si të tillë! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, thotë Hoxhaj, transmeton Fol Drejt.