Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi në Parlamentin e Shqipërisë, me 125 vota pro, u miratua Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.
Hoxhaj falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe forcat e tjera politike në Shqipëri për votat pro kësaj rezolute.
“Tani, do t’i kërkohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të bëjë një rishikim të rezolutës që është votuar më parë dhe të rivlerësojë pretendimet e pabazuara të Martyt”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot gjatë gjithë ditës në kuvendin shqiptar është debatuar rreth votimit të kësaj rezolute, e që në fund u përkrah nga të gjithë deputetët.