Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas refuzimit për takim me Edi Ramën, transmeton Fol Drejt.
Hoxhaj ka thënë për Kurtin se sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar, ndërkaq tani nuk mund të takohet me Ramën.
“Hipokrizia politike e Albin Kurtit shpërfaqet në sjelljen e tij si të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor, që deri sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar 🇦🇱 dhe sot nuk mund të bashkohet në takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!”, është shprehur Hoxhaj./FolDrejt/