Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka uruar rizgjedhjen e Frank Walter Steinmeier si president i Gjermanisë, me të cilin Hoxhaj tha se ka punuar afër derisa ishin të dy ministra të jashtëm.
Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se derisa ka qenë ministër i jashtëm, ka bashkëpunuar me Steinmeier shumë afër.
Ai, tutje ka thënë që Kosova është me fat që ka miq të tillë si Steinmeier në Gjermani.
“Urime mikut tim të mirë, Frank Walter Steinmeier për rizgjedhjen President i Gjermanisë. Sa kam qenë ministër i jashtëm kemi pasur bashkëpunim shumë të afërt dhe sot them me shumë bindje që Kosova është me fat që ka miq të tillë si Steinmeier në Gjermani. Mirënjohës ndaj tij dhe vendit të tij për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për të themeluar një shtet demokratik “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.