Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në pjesën veriore të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Hoxhaj ka vlerësuar se veprimet e pamatura të Beogradit meritojnë dënim të fortë.
Sipas Hoxhajt, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj agresive ndaj Kosovës.
“E dënoj ashpër rrëmbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia, brenda territorit të Kosovës. Veprimet e pamatura të Beogradit, të cilat vazhdimisht provokojnë tensione në rajon, meritojnë dënim të fortë dhe Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj agresive ndaj Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.