Duke filluar nga muaji prill, të gjithë hoxhallarët e Maqedonisë së Veriut do paguhen me rrogë minimale prej 14.500 denarë (rreth 240 euro), si pasojë e krizës ekonomike. Lajmi është bëri i ditur nga vetë institucioni më i lartë fetar në vend BFI. Përndryshe një hoxhë në Maqedoni është paguar rreth 400 euro, kurse me shërbimet ekstra (xhenazet, mevludet, kurorëzimet) rroga është rritur edhe më tepër.
Ky vendim vjen pikërisht gjatë fillimit të muajit të Ramazanit – 24 prill, informon foldrejt.com.
“Gjatë muajit të Ramazanit në çdo kohë të namazit të thirret ezani, ndërkaq pas namazit të drekës të lexohet mukabele, mundësisht ajo të dëgjohet edhe jashtë xhamisë”, theksojnë nga BFI.
BFI po ashtu apelon që gjatë muajit të Ramazanit të shfrytëzohen maksimalisht mjetet e informimit për të mbajtur ligjërata me tematikë fetare.
Këto vendime nuk dihet sesa do zgjasin.
Autoritetet shëndetësore të vendit së fundmi njoftuan se numri i rasteve të konfirmuar me koronavirus në vend është 1.170, me 49 vdekje dhe 164 të shëruar.