Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kohë më parë në një emision televiziv, i pati quajtur hoxhallarët dhe besimtarët myslimanë me mjekra “si flliqana”, por ndryshe vepron kur është fjala për fe apo sekte tjera.
Ai sot ka pritur në takim Dedë Edmond Brahimajn, “Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane”, të cilit edhe i dorëzoi Dekoratën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, transmeton Mesazhi.
“Sot kam nderin që në emër të Qeverisë së Kosovës të ju dorëzoj dekoratën, pra medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, të ndarë me 17 korrik 2019, si shenjë respekti dhe nderimi për punën e bërë”, tha kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Por, Haradinaj nuk e ka ndarë deri më tani asnjë mirënjohje për shumë personalitete islame shqiptare për kontribut për lirinë e Kosovës, e që në fakt janë të shumë.
