Hoxhë Eroll Rexhepi, nga Peja përmes një postimi në rrejtin social Facebook, bëri publike disa pamje, ku në një nga to shihet një person duke i vënë flakën veturës së tij.
“Mirëmengjesi bashkqytetarë, miq shokë e dashamirë.
Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera…
Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera!
Kërkoi me ngulm nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojn nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!
Faleminderit fqinjëve që më njoftuan dhe u solidarizuan me mua.
Faleminderit Policisë së Kosovës, Zjarrëfiksve që ishin në vend ngjarje.
Në fund një mesazh për gjithë ju.
“Kujdes kujt i bënë mirë”
Ju lutem më falni për shqetsimin!”, u shpreh ai në postimin në Facebook.
Për t’i ndekur pamjet ju lutemi të klikoni KËTU./FolDrejt/