Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar disa nga arsyet se ku po ngecin sportistët kosovarë.
Problemet kryesore sipas Kukës janë: pagjumësia, alkooli, shisha dhe rrjetet sociale që spo i lënë të zhvillohen sportistët kosovarë, sipas Kukë.
Postimi i plotë:
Nga këndi i trenerit …
Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë,rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!
Si trener kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave Evropiane,Botërore e Olimpike por …
Lëndimet,rrjetet sociale,jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë,besa edhe shisha e konsumimi i alkoholit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!
Një problem i ri që ska ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bajnë sport për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!
Kjo po del tash problemi kryesor!
Gjenerata tjera,mentalitet tjetër.