Huawei ka ngritur padi kundër qeverisë amerikane mbi një ndalim që kufizon agjencitë federale nga përdorimi i produkteve të saj.
Kompania kineze e teknologjisë tha se SHBA nuk arriti të japë argumenta bindëse që justifikojnë ndalimin, teksa hodhi poshtë pretendimet se kishte lidhje me qeverinë kineze.
SHBA ka kufizuar përdorimin e produkteve Huawei, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
SHBA gjithashtu ka ndërmarrë një fushatë lobimi edhe te aleatët për të shmangur firmën kineze të telekomunikacioneve.
Huawei është një nga furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikacionit në botë.
Padia vjen si pjesë e një aksioni të ndërmarrë nga kompania gjatë muajve të fundit për të sfiduar pretendimet se produktet e saj përbëjnë rreziqe sigurie.
“Kongresi amerikan ka dështuar në mënyrë të përsëritur të paraqesë prova për të mbështetur kufizimet e saj ndaj produkteve Huawei. Ne jemi të detyruar të ndërmarrim këtë veprim ligjor si një mjet i duhur dhe i fundit,” tha Guvernatori Huaëei Guing Ping.
“Ky ndalim jo vetëm që është i paligjshëm, por gjithashtu kufizon Huawei-in nga angazhimi në konkurrencë të ndershme, duke dëmtuar në fund konsumatorët amerikanë”.