Një shumicë dërrmuese e mjekëve të rinj grekë janë të pakënaqur me sistemin shëndetësor kombëtar të vendit, njoftuan mediat lokale të enjten, përcjell Fol Drejt.
Gati gjysma e mjekëve thanë se janë të pakënaqur me sistemin e kujdesit shëndetësor, me një përqindje edhe më të madhe të mjekëve të rinj (85.7%) që shprehin pakënaqësi, shkruan e përditshmja Kathimerini, duke cituar një sondazh të fundit të kryer në emër të Shoqatës Panhelene të Mjekësisë.
Anketa, megjithatë, zbuloi se qytetarët janë të prirur të jenë më falës ndaj sistemit, ku 41.5% shprehen të kënaqur në krahasim me 31.2% që ishin të pakënaqur. 26.3% e tjerë nuk ishin as të kënaqur dhe as të pakënaqur me sistemin.
Gjithashtu sipas gjetjeve të anketës, gratë, personat e moshës 25-44 vjeç dhe personat e moshës 65 vjeç e lart janë më të kënaqurat me shërbimin, ndërsa moshat 45-64 vjeç janë më të pakënaqurit. /FolDrejt/