Një 11-vjeçare ka ndërruar jetë, si pasojë e bombardimeve ruse me raketa në në qytetin Chuhuiv, në rajonin e Kharkiv në Ukrainën lindore.
Lajmi për vdekjen e të miturës është bërë i ditur nga guvernatori i Kharkiv, Oleg Sinegubov.
Zyrtari tha se raketat shkaktuan dëme të mëdha material në zonë, teksa pohon se një karburant u shkatërrua plotësisht nga raketat ruse.
“Një fëmijë i pafajshëm vdiq nga terrori rus. Fatkeqësisht, vajza 11-vjeçare e shtruar në spitalin e Chuguyev ku edhe ndërroi jetë nga plagët e marra”, shkruan zyrtari ukrainas në Telegram.
Megjithatë The Guardian thekson se lajmi për vdekjen e të miturës nuk është verifikuar nga burime të paanshme./abcnews.al/