Një aksident trafiku ka rezultuar me fatalitet për një viktimë 15-vjeçare në Bartin të Turqisë mbrëmë.
Siç raportojnë mediat turke, i mituri nuk kishte patent shofer gjatë drejtimit të makinës, e cila u përplas me një shtyllë elektrike në rrugë.
Si pasojë e këtij aksidenti fatal, 15-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërkohë 3 persona tjerë kanë mbetur të lënduar.
Raportohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit./FolDrejt/