Babai, i cili jeton në Bordes, ka harruar vajzën e tij 14-muajshe në veturë në parking, të cilën duhej ta linte në kopsht në mëngjes.
Ka vdekur një foshnjë pasi babai i saj e harroi në veturë në rajonin Pirenej-Atlantik në jugperëndim të Francës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas RTL, babai, i cili jeton në Bordes, ka harruar vajzën e tij 14-muajshe në veturë në parking, të cilën duhej ta linte në kopsht në mëngjes.
Foshnjën e kishte harruar në veturë dhe kishte shkuar në punë.
Pasi që drejtoria e kopshtit i kishte lajmëruar se foshnja nuk është kopsht, disa orë më vonë ajo u gjet e vdekur.
Në një rast të ngjashëm në rajonin Loire-Atlantique në qershor babai kishte harruar foshnjën në veturë duke nxituar për në punë, edhe ajo u gjet e vdekur. /FolDrejt/