Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, me ç’rast një person ka humbur jetën.
Siç raporton klankosova, nga konfirmimet e policisë që ka marrë, viktima është vetëm 25-vjeçar.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila e ka konfirmuar rastin për klankosovën, ka thënë se policia po merr të gjitha veprimet e duhura me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të ngjarjes.
“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, ka thënë Ahmeti për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
Siç raportuan mediat, viktima kishte rënë nga rimorkio e kamionetës dhe nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve.