Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur në magjistralen Podujevë-Merdare, me ç’rast i vdekur ka mbetur nje 30-vjeçar.
Siç ka bërë të ditur për klankosovën zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në aksident ishin të përfshira dy automjete dhe një biçiklist, transmeton Fol Drejt.
Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – ka thënë Borovci./FolDrejt/