Një grua ka humbur jetën në spitalin e Durrësit si rezultat i një goditjeje fatale me thikë. Paraprakisht dyshohet se gruaja 54-vjeçare me banim në lagjen 17 të Durrësit ka goditur veten me thikë dhe ka gjetur vdekjen në spital ku është dërguar në gjendje të rëndë.
Me të mbërritur në spital gruaja është futur në sallën e operacionit, por përpjekja e mjekëve ka rezultuar e kotë. Ajo ka humbur jetën nga hemoragjia e madhe. Burime policore bëjnë me dije për TCH se gruaja ka pasur një plagë të vetme në zonën e barkut, poshtë mëlcisë dhe duket se ka prerë një venë kryesore gjaku së plageve me thikë.
Policia vendore njoftoi se rreth orës 16:15, viktima me inicialet A.D. ka mbërritur në urgjencën e spitalit Durrës me shenja jete dhe dyshohet se është vetëplagosur me një mjet prerës të llojit thikë. Si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një krimi kundër personit brenda familjes./tch/