Një fëmijë i moshës tre vjeçare ka humbur jetën.
Kjo pasi ai shkoi ta vizitojë dentistin në Tiranë bashkë me prindin e tij, përcjell Fol Drejt.
Sipas Klan News prindërit e fëmijës dyshojnë se fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze në klinikën dentare ku e kishin çuar për të rregulluar dhëmbët.
Sipas asaj që gazetari raporton mësohet se pasi i ka bërë mjeku grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka nevojë për 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë të dhëmbëve është vendosur të ndërhyhet me narkozë. Pasi ka mbaruar, fëmija nuk ësht zgjuar dhe mjeku u ka thënë shkoni në shpi se do të zgjohet. Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin. Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.
Bëhet e ditur se prindërit e 3-vjeçarit kanë bërë denoncimin në komisariatin Nr.4 ndaj klinikës dentare.
Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës. Rasti është referuar në prokurori për vepër penale “Neglizhencë në Mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.