Një grua që ishte duke u trajtuar në QKUK ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve në zemër.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Sipas vendimit te prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obuksion në IML.
Raporti i plotë i Policise së Kosovës:
“Fsh. Jashanicë, Klinë 21.06.2022 – 16:00 Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”./FolDrejt/