Një person ka humbur jetën si rrjedhojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti fatal ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, afërsisht rreth orës 04:20, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, vdekja e viktimës ka ardhur si pasoje e rrokullisjes së veturës jashtë rrugës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/