Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në Prizren.
Kështu ka njoftuar për Klankosova.tv Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Sipas Bytyqit, i lënduar ka mbetur shoferi i automjetit, ndërsa ka vdekur pasagjeri.
Ndër tjera, personat në fjalë kishin mbetur të bllokuar në veturë, është dashur intervenimi i zjarrfikësve./FolDrejt/