Në autostradën Tunçeli-Erzincan të Turqisë, autobusi turistik ra në humnerë pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e timonit. Nga aksidenti mbetën të plagosur 19 persona, 3 në gjendje të rëndë.
Sipas shoferit, që mbeti i plagosur Mehmet Balıkçı, shkak i aksidentit ka qenë një pakujdesi momentale, transmeton rtv21.tv
Të plagosurit, të cilët u nxorrën nga shkëmbi nga skuadrat ndihmëse pas ndërhyrjeve të para në vendngjarje, u dërguan me autoambulanca në Spitalin Shtetëror Tunceli dhe u trajtuan.
Në rrugë ishte siguruar kalimi i kontrolluar i automjeteve./21Media