Një kosovar nga Kantoni i Luzernit arriti të marrë nënshtetësinë zvicerane pasi u martua me një grua. Por pak pas saj, ai shkurorëzohet nga gruaja “fiktive” dhe autoritetet helvete zbuluan se gjatë kësaj martese për dokumenta, ai kishte pasur edhe një fëmijë nga një grua tjetër, shkruan “Luzerner Zeitung”.
“3.5 vjet pas ceremonisë martesore erdhi në jetë fëmija – jashtë vendit dhe jashtë martesës. Nëna me djalin e saj qëndruan në Kosovë, kurse babai vijoi akoma martesën me gruan e tij (fiktive) në Zvicër. E gjithë kjo me gjasë për të përfituar më lehtë dokumentat,” përcjell foldrejt.com. “Sapo përfitoi të drejtën e fitimit të nënshtetësi, një vjet e gjysmë më vonë ndodhi divorci – konkretisht në nëntor 2012.”
Por Zyra Federale për Emigracion nismëtoi një hetim ku në fund erdhi vendimi i zhvleftësimit të nënshtetësisë. I pakënaqur, shqiptari nga Kosova anketoi çështjen te Gjykata Federale, e cila duhet të vendoste nëse burri mund të merrte pasaportën zvicerane “përmes të dhënave të gabuara”, përcjell foldrejt.com.
A ndodhi divorci për shkak të problemeve ekonomike?
Burri nga Kosova, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot (e mërkurë), theksoi se divorci kishte ardhur si pasojë e problemeve financiare – atij i ishte refuzuar ndihma sociale kurse ish gruaja e tij kishte humbur vendin e punës.
Çfiti ishte njohur në Kosovë gjatë verës të vitit 2000, kurse në prill 2003 burri udhëtoi drejt Zvicrës ku kërkoi azil – gjë që ju refuzua. Me anë të martesës ai përfitoi lejeqëndrim, fillimisht dhe më pas edhe nënshtetësinë.
Ish gruaja e tij gjithashtu foli gjatë seancës ku nuk tha eksplicit se djali jashtë martesor të ishte problem për ndarjen, por la të kuptohet se kishin pasur probleme.
Por Gjykata Federale ishte e prerë. Përkundër indicieve për probleme brenda martesore, pasja e një fëmije me një grua tjetër – tregon se ai është martuar në mënyrë fiktive dhe për dokumenta. Shtuar këtu faktin e ndarjes së çiftit pas kohës së marrjes së nënshtetësisë.
Ankesa e tij u shpall e pavlefshme. Tashmë ai jo vetëm që humbi procedutën ligjore, por edhe nënshtetësinë helvete./Foldrejt.com