Kanë përfunduar zgjedhjet në Kroaci mes tensioneve dhe retorikës nacionaliste, ku së fundi presidenti i ri është përzgjedhur ish kryeministri Zoran Milanoviç, kandidat i partisë Social Demokrate.
Në raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve, Milanoviç fitoi 52,7% të votave, ndërsa presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç, kandidate e qendrës së djathtë të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) fitoi 47.3% të votave. Kitarovic ishte akuzuar se gjatë fushatës zgjedhore kishte përdorur retorikë nacionaliste dhe kishte amnistuar kriminelët e luftës.
Roli i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Kreu i shtetit nuk mund të bëjë veto ndaj ligjeve, por ka rëndësi në çështjet e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.
Milanoviç, i cili shërbeu si kryeministër nga 2011 deri në 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me një premtim për të luftuar korrupsionin, për të cilin ai tha se ishte rritur që kur ai humbi pushtetin ndaj konservatorëve.
“Fitorja e Milanoviçit është një erë në lundrimet e Social Demokratëve dhe do të forcojë partinë përpara një votimi parlamentar”, tha analisti politik Branko Caratan për televizionin shtetëror.
Presidentja në largim Grabar-Kitaroviç në fjalimin e saj i uroi Milanoviçit një mandat të suksesshëm pesë-vjeçar i cili fillon në shkurt./Foldrejt.com