Një femër kosovare ka ndërruar jetë ditën e djeshme si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh policor, rasti ka ndodhur rreth orës 20:34, në kryeqytet.
Viktima femër kosovare nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.