Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Laknasit. Mësohet se një grua 60-vjeçare, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë një problem shëndetësor i 60-vjeçares.
Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.
Njoftimi:
Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/