Një rast i vetë-aksidentit është shënuar në komunën e Malishevës, me ç’rast drejtuesi i makinës, pasi që ka humbur kontrollin nga pakujdesia, ka përfunduar jashtë rruge në një hendek.
Rasti ka ndodhur pasditën e djeshme, rreth orës 17:00, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës njofton se si pasojë e daljes së makinës nga rruga, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe pesë persona tjerë, një mashkull dhe katër femra kosovare të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti, ndërkaq, ka kaluar në procedurë hetimore./FolDrejt/