Nëna e 12-vjeçarit tragjik Archie Battersbee ka dënuar së fundmi rrjetet sociale për mungesën e monitorimit të fëmijëve, duke thënë se ajo që paraqitej si lojë online e quajtur ‘blackout challenge’ (Sfida e të fikëtit) i ka marrë jetën djalit të saj, e gjithashtu 82 fëmijëve të tjerë.
Archie u gjet në prill pa ndjenja në shtëpinë e tij në zonën Essex, me një litar të lidhur rreth qafës dhe megjithse u dërgua në spital me ambulancë, pas disa javësh në koma u nda nga jeta.
Nëna 46 vjeçare Hollie Dance, ka kërkuar që rrjete si TikTok e Facebook të veprojnë kundër sfidave manipuluese të maniakëve që kënaqen me vdekjen e, siç është loja e sipërmendur, ku mes një zinxhiri sfidash gjithnjë e më të vështira, pjesëmarrësve u kërkohet të shtrengohen në qafë derisa të humbasin ndjenjat.
Ajo shtonte se ‘njerëz të sëmurë’ po joshin ‘fëmijë naivë për t’u përfshirë në sfidat e tyre djallëzore”, shkruan e përditshmja Mirror.
Zonja Dance tha se në këto ‘lojra’ përfshihen të rritur, teksa dëshmonte për një video në internet ku një burrë rreth të 30-ave shihej të shtrëngonte diçka rreth fytit, duke treguar se si ta bënin edhe pjesëmarrësit.
Gruaja kërkonte që policia dhe autoritetet të ndërhynin ndaj këtyre njerëzve që promovonin veprimet dhe përfshirjen e fëmijëve në to.
Zonja Dance tha se ajo që kërkon të lërë për të birin e saj të ndjerë, është “mbrojtja e fëmijëve dhe të dashurve të tyre”.
Archie u dërgua në spital më 7 prill pasi u gjet pa ndjenja por u shpall “me tru të vdekur” pasi arriti, dhe qëndroi më tej në jetë me anë të një makinerie./tch/