Në një sulm terrorist në perëndim të Malit humbën jetën 2 punonjës të Kryqit të Kuq.
Në deklaratën e Kryqit të Kuq të Malit thuhet se automjeti që transportonte ekipin e Kryqit të Kuq u sulmua nga persona të armatosur të paidentifikuar në rajonin Kayes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në sulmin terrorist ndaj mjetit me 4 persona humbën jetën punonjësi i Kryqit të Kuq Holandez dhe shoferi.
Në vitet e fundit Burkina Faso, Mali dhe Nigeri, i njohur si “kufiri i 3 vendeve” në rajonin e Sahelit, janë ekspozuar ndaj sulmeve nga grupet e lidhura me organizatën terroriste Al-Kaeda dhe DEASH.
Pavarësisht misioneve të huaja ushtarake të stacionuara në Mali që nga viti 2013, organizatat terroriste në vend vazhdojnë sulmet e tyre./FolDrejt/