Sulmi u krye pas vrasjes së Abdul Wali Mohmand, i njohur si Omar Khaled Khorasani, një nga komandantët më të lartë të organizatës terroriste të Talibanëve të Pakistanit (TTP).
Në rajonin e Vaziristanit të Veriut të Pakistanit, katër ushtarë humbën jetën në një sulm vetëvrasës ndaj një autokolone ushtarake, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën e bërë nga ushtria pakistaneze, thuhet se është kryer një sulm vetëvrasës gjatë kalimit të një autokolone ushtarake në rajonin Mir Ali.
Në deklaratë thuhet se nga sulmi kanë humbur jetën katër ushtarë.
Kryeministri Shahbaz Sharif, në një deklaratë në Twitter, dënoi ashpër sulmin dhe theksoi se vendi i tij është i vendosur për të çrrënjosur kërcënimin terrorist.
Sulmi u krye pas vrasjes së Abdul Wali Mohmand, i njohur si Omar Khaled Khorasani, një nga komandantët më të lartë të organizatës terroriste të Talibanëve të Pakistanit (TTP), dhe tre personave që e shoqëronin atë, në Afganistan.
Sipas televizionit Geo News, një sulm me bombë u krye në makinën e Khorasanit teksa ai po udhëtonte në provincën Paktika të Afganistanit. Në sulm u vranë Khorasani, dy komandantë të TTP-së dhe shoferi.
Sulmet ndodhën në një kohë kur TTP dhe qeveria pakistaneze po zhvillonin bisedimet e paqes. Khorasani ishte pjesë e delegacionit të TTP-së që zhvilloi bisedimet e paqes me Pakistanin. Nuk është ende e qartë nëse vdekja e Khorasanit do të ndikojë në bisedimet e paqes./FolDrejt/