Dështimi për t’u kualifikuar në finalen e Champions League nuk duket se e ka penguar pronësinë e City për të vazhduar me Pep Guardiolën.
Sipas shtypit britanik, klubi është gati të bëjë investime të reja në merkato dhe t’i propozojë trajnerit Guardiola rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit. Edhe pse spanjolli dështoi për të arritur në finale dhe për ta fituar atë, thuhet se Guardiola është i vendosur për të qëndruar në Angli.
Sipas “Daily Mail”, Manchester City pritet t’i ofrojë një kontratë të re tre vjeçare dhe disa nënshkrime të reja të klasit të lartë./FolDrejt/