Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje, një këshilltar presidencial ukrainas ka pranuar humbjet serioze – por tha se ato të Rusisë ishin edhe më të mëdha.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Oleksiy Arestovych tha se Ukraina kishte humbur kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave – por pretendoi se vetë viktimat e Rusisë kishin qenë “kolosale”.
Arestovych shtoi se Rusia po humbte një kompani trupash çdo ditë, sipas komenteve të cituara nga agjencia e lajmeve UNIAN.
Në fillim të këtij muaji, Rusia pranoi se kishte pësuar “humbje të konsiderueshme” trupash gjatë pushtimit të saj – por nuk e ka përditësuar shpesh numrin e saj.
Ndërkohë, numri i civilëve vazhdon të rritet ndërsa luftimet në lindje të Ukrainës po vazhdojnë.
Ndërsa policia në rajonin e Donetskut thotë se tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën gjatë ditës së kaluar gjatë sulmeve ruse.
Dhe rajoni verilindor i Kharkivit vazhdon të shohë gjithashtu luftime të ashpra. Zyrtarët atje thonë se vetëm në granatimet e fundit janë vrarë pesë civilë.