Deputeti Fatmir Humolli, ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Fol Drejt.
Në seancën e sotme, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, ai është ulur ndaras nga kolegët e tij të kësaj partie.
“Unë jam deklaruar publikisht që kjo Qeveri e meriton dy vite me e provu me pa se si do të punon si do ta zhvillon vendin, kurse unë kam pas pakënaqësi për shkak se kur kam hy në listë i kam pasur tri kërkesa të mijat për arsye të thjeshtë duke pa gjendjen faktike çfarë ka qenë Kosova”, tha Humoll, për tëvë1.
Por, sipas tij, qeverisja e Vetëvendosjes lë shumëçka për të dëshiruar në shumë aspekte.
Sipas tij, Vetëvendosje nuk e ka kuptuar pse i ka marrë 51 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.
Ua kujtojmë se veç Humollit nga kjo parti tashmë kanë dalë edhe Doarsa Kica-Xhelili dhe Haki Abazi./FolDrejt/