Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se Kosova nuk u çlirua nga ushtarët amerikanë dhe se vendi do të ishte çliruar nga Serbia edhe pa ndihmën e SHBA-së.
“Pa ta, pa ardh ushtria amerikane, ne ishim çliru. Kur u nisë lufta amerikanët na kanë quajtur terrorista”, tha ai në televizionin Kanal 10.
Ai ka folur edhe për situatën aktuale dhe raportin e kryeministrit Kurti me aleatët perëndimorë, duke thënë se të njëjtit kanë menduar se shefi i qeverisë është personalitet i njëjtë sikurse ish-kryeministrat e tjerë “të dëgjueshëm”.
“Ndërkombëtarët kanë menduar që Kurti është personalitet i njëjtë sikurse Rugova, Thaçi, Mustafa e Haradinaj. E, tash ata befasohen qysh po na refuzon ti, kur ata tjerët na kanë dëgjuar”, ka thënë tutje Humolli, transmeton Fol Drejt.