Ministria e Brendshme hungareze shpalli “kodin e kuq” për tri rajone për shkak të temperaturave shumë të ulëta.
Kështu ka bërë të ditur sekretari shtetëror në atë ministri, Atila Fulop, dhe ka shtuar se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet të pastrehëve, përcjell Fol Drejt.
Kjo masë parashikon që institucionet komunale në zonat juglindore, veriore dhe qendrore të vendit duhet të sigurojnë strehim për të pastrehët në ditët në vijim./FolDrejt/