Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs ka paralajmëruar Bashkimin Europian se çdoherë përgjatë historisë kanë ndodhur probleme, kur është anashkaluar Ballkani, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media austriake vol.at. Sipas tij, problemi më i madh për rajonin ballkanik është rritja e ekstremizmit fetar në Bosnjë, kurse shtoi se për Hungarinë, “Mali i Zi dhe Serbia janë pjekur për anëtarësim të plotë në BE dhe se negociatat duhet të hapen me Maqedoninë Veriore”. Ai nuk përmendi fare Shqipërinë, duke nënkuptuar se është pas Maqedonisë Veriore.
Interesante është se Hungaria e kryeministrit Viktor Orban, strehon ish kryeministrin e korruptuar të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, të dënuar me burg gjatë qeverisjes së majtë të Zoran Zaevit. Por kur vjen puna te integrimet europiane, duket që Hungaria mbështet Maqedoninë Veriore përpara Shqipërisë./Foldrejt.com