Një rritje drastike e çmimeve të energjisë ka detyruar Hungarinë të mbyllë bibliotekat, teatrot, pishinat dhe stadiumet e saj të reja gjatë dimrit, raporton AFP.
Stadiumet e reja, simbole të pushtetit të kryeministrit të krahut të djathtë Viktor Orbán, i cili ka qenë në pushtet për 12 vjet, janë më të fundit në një listë të gjatë ndërtesash që nuk mund të përballojnë më rritjen e çmimeve të energjisë.
Szekesfehervar, një nga qytetet më të pasura të Hungarisë, i drejtuar nga anëtarë të partisë së Irban, është një nga shumë që mbyllin muzetë, bibliotekat dhe teatrot e tij gjatë dimrit. Kryebashkiaku Andras Cser-Palkovics njoftoi se stadiumi i ri, i cili mund të strehojë 14,000 spektatorë, do të mbyllet këtë muaj për shkak të kursimeve të kostos.
“Hapësirat publike janë ato që e bëjnë një qytet. Askush nuk është i lumtur për këto masa, por njerëzit pranojnë se ato janë të nevojshme”, tha për AFP Cser-Palkovics, një anëtar i partisë Fidesz në pushtet të Orbanit, transmeton Fol Drejt.