Për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në këtë vend dhe në territorin e Bashkimit Evropian, policia hungareze po dërgon njësi të reja policore në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga 30 policë, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Në faqen e policisë hungareze thuhet se detyra kryesore e policisë është patrullimi me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të emigrantëve të paligjshëm, kalimeve të paligjshme të kufirit dhe kontrabandistëve të njerëzve.
“Kolegët tanë nuk do të shërbejnë vetëm në afërsi të kufirit, por edhe në zona më të largëta. “Ekipet do të lëvizin me automjete zyrtare fuoristradë, si dhe do të përdorin pajisje dore për vëzhgim natën, si dhe kamera termike të dorës dhe të lëvizshme”, thuhet në raport.
Oficerët e policisë hungareze kryejnë detyrat e tyre nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit të vendit pritës. /FolDrejt/