Hungaria publikoi një anketë konsultimi kombëtar duke u kërkuar qytetarëve të pajtohen ose të mos pajtohen me kundërshtimin e qeverisë ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
“Ne besojmë se sanksionet po na shkatërrojnë”, thuhet në një deklaratë në faqen e qeverisë në Facebook, ku publikohet sondazhi i financuar nga taksapaguesit që përfshin shtatë pyetje, shkruan Al Jazeera.
Kryeministri Viktor Orban tha gjatë një interviste: “Ne gjithmonë u bëjmë njerëzve pyetjet më të rëndësishme … gjithmonë jemi përpjekur të krijojmë një konsensus kombëtar për çështje të caktuara.”
Orban gjithashtu kritikoi “elitën evropiane” të premten për vendosjen mbi sanksionet, të cilat i miratuan të gjithë anëtarët e BE-së.
Por Orban argumenton se ata po e dëmtojnë Evropën më shumë se Rusinë duke rrezikuar furnizimet me energji dhe stabilitetin e çmimeve./FolDrejt/